INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ushtria e "frikshme” ruse krijon armën e së ardhmes [Video]

Publikuar më: 17:22 20-01-2017

Rusia ka bërë të ditur se është duke punuar në një gamë të re të lazeri, plazme dhe armë elektromagnetike. Bëhet fjalë në fakt për krijimin e një raketë supersonike e cila do të jetë në gjendje të godasë një aeroplanmbajtëse amerikane para se Pentagoni të kuptojë se ajo është qëlluar. Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kremlinit Yuri Borisov deklaroi dje se : " E ardhmja do të jenë raketat supersonike, të cilat kërkojnë përdorimin e materialeve që janë kryesisht të reja dhe sisteme kontrolli që veprojnë në një mjedis krejtësisht të ndryshëm, në plazmë." Një armë supersonike është një raketë e cila udhëton pesë herë më shpejtë se zëri . Kjo do tu mundësojë rusëve të arrijnë objektivat që janë mijëra milje larg. Borisov tha para gazetarëve se "ata presin një përparim veçanërisht seriozë në fushën e çështjeve lazer, armëve elektromagnetike e kështu me radhë." SHBA dhe Kina besohet gjithashtu se janë duke punuar për armë lazer. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka investuar miliarda euro në modernizimin e forcave të armatosura të vendit të tij gjatë viteve të fundit. Rusia po rri gjithmonë e më shumë rrezikun e një "luftë të re të ftohtë".

Article Logic
Execution time: 0.0033080577850342