INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në mbrojtje të shqiptarëve, gazetarja serbe bën shqiponjën

Në mbrojtje të shqiptarëve, gazetarja serbe bën shqiponjën

Publikuar më: 12:10 04-05-2019

Janë të zakonshme thirrjet raciste të serbëve ndaj shqiptarëve. Kjo ka ndodhur edhe disa ditë më parë kur dhjetëra serbë të Borçës bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve. Por edhe në radhët e serbëve ka persona që janë kundër, siç ka treguar se është dhe ish-korrespondentja dhe redaktorja e televizionit shtetëror të Serbisë, Vera Rankoviç. Ajo ka publikuar një fotografi duke e bërë shqiponjën.

“Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, shrkuan Rankoviç bashkëngjitur fotos së shpërndarë në Facebook. Rankoviç ka shpjeguar se ky është një veprim në shenjë përkrahje për furrtarët shqiptarë në Serbi ku për shkak se një punëtor bëri shqiponjën u detyrua të largohet nga Beogradi pas protestave.
Por kjo fotografi po prodhon debat. Ajo nuk është pritur mirë nga serbët, të cilët në komentet e tyre nuk e kanë përkrahur bërjen e simbolit shqiptar.
“Po të ishit të shkolluar, do ta njihni atë që është fashist… dhe çfarë është nazizmi. Dhe ndoshta do ta dinit se çfarë po bëni, ju keni pak mendje në kokën tuaj”, i shkruan një komentues.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332