INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kërkim për jashtëtokësorët/ Dështon pushtimi i zonës 51!

Në kërkim për jashtëtokësorët/ Dështon pushtimi i zonës 51!

Publikuar më: 14:34 21-09-2019

Frika se mijëra njerëz mund të sulmonin Zonën e famshme 51 të premten, dështoi : vetëm disa dhjetëra vetë mbërritën në bazën e fshehtë ushtarake amerikane, ku mendohet se mbahen larg syve të publikut informacione të vyera mbi jashtëtokësorët.

Miliona përdorues i ishin përgjigjur një postimi në Facebook në muajin qershor ku kërkohej që njerëzit të bastisnin objektin në Nevada në datën 20 Shtator për t’i “parë ata të huajt”. Por në fund u shfaqën vetëm 75.

Por askush nuk u përpoq të hynte në bazë dhe vetëm një person u arrestua – sepse urinoi përpara portës.

Zona 51 është përfolur prej kohësh se bart shumë sekrete për jetën aliene. U mendua se pas thirrjeve në platformën sociale, vendi do të pushtohej, por duket shenjat paralajmëruese të vendosura aty se “askush nuk do të tolerohej”, e bënë punën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162