INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Ne e festojmë dashurinë çdo ditë"! Shën Valentin i ëmbël për Gigi dhe Zayn [FOTO]

Publikuar më: 11:49 15-02-2017

Përsëri ata!

Jemi mësuar që të shohim çdo ditë foto të tilla nga ata, dhe natyrisht që nuk mund të mungonin as për Shën Valentin. Gigi Hadid tregoi edhe një herë gjithë përkushtimin e saj ndaj të dashurit Zayn Malik duke postuar një foto të këndshme bardh e zi të çiftit ndërkohë që po kalonin një moment të ëmbël së bashku. Bukuroshja 21 vjeçare e postoi foton për të festuar Shën Valentinin, por e bëri të qartë në përshkrim se çifti e festonte dashurinë e tyre çdo ditë. Më pas supermodelja amerikane shtoi edhe një emoji me një zemër të goditur nga një shigjetë si për t’i vënë kapakun. Për të mos folur pastaj për buqetën me lulë dhe bluzen e saj me emrin Zayn të shkruar në të. Eh l’amour...

agha1.jpg

agha2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096