INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditët e fundit të vitit, Trejsi Sejdini në telashe me policinë, ja çfarë i ka ndodhur!

Në ditët e fundit të vitit, Trejsi Sejdini në telashe me policinë, ja çfarë i ka ndodhur!

Publikuar më: 20:30 30-12-2019

Modelja Trejsi Sejdini është një nga personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar. Ajo u bë e njohur fillimisht në rrjetet sociale dhe më vonë u shpall fituese e një ndër kompeticioneve më të mëdha në Shqipëri atë të Miss Universe Albania 2018 dhe na përfaqësoi në “Miss Universe” në Tajlandë.

Modelja publikon foto provokative por dhe deklarata të cilat nuk kalojnë pa u komentuar nga ndjekësit e saj.

Së fundmi, Trejsi po i kalon ditët e fundit të vitit e mërzitur duke udhëtuar me taksi. Modelja ka bërë të ditur se policia ia ka hequr patentën.

Trejsi ka postuar një video në orët e vona ku shfaqet duke udhëtuar me taksi dhe shkruan se policia ia ka hequr patentën, teksa ka vendosur edhe një emoji të mërzitur për këtë fakt.

de99a867-f3be-405c-91f9-4450da9524d3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832