INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditët e fundit të shtatzanisë, Sara Hoxha merr surprizën e papritur! [VIDEO]

Në ditët e fundit të shtatzanisë, Sara Hoxha merr surprizën e papritur! [VIDEO]

Publikuar më: 23:33 16-11-2020

Sara Hoxha dhe Ledri Vula pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Dyshja kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, ku dhe dysha do të mirëpresin vogëlushen e tyre. Ndërkohë, ndërsa Sara po shijon ditët e fundit të shtatzanisë, ka marrë një surprizë të këndshme nga miqtë e saj.

Ata i kanë organizuar një baby shower të dytë, kësaj radhe me njerëzit e saj të dashur që ndodhen në Gjermani. Sara ka ndarë një video në rrjete sociale, ku shkruan:

“Kështu, shoqet e mia në Gjermani më surprizuan me një baby shower të dytë. Sepse sigurisht unë duhet të festoja edhe me ta. Sa me fat që jam.”

 

Kujtojmë që Ledri dhe Sara organizuan një baby shower pak javë më parë me miqtë dhe të afërmit e tyre, mes të cilëve ishin të pranishëm dhe shumë figura të njohura të ekranit shqiptar. Reperi i ka dedikuar një këngë të voglës së tij që pritet të vijë në jetë, ku ka shpalosur ndjesitë e të qenit një baba. 

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887