INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e zgjedhjeve Bleona Qereti pozon e buzëqeshur në hotelin e Trump [FOTO]

Në ditën e zgjedhjeve Bleona Qereti pozon e buzëqeshur në hotelin e Trump [FOTO]

Publikuar më: 19:27 03-11-2020


Kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump janë në garë në zgjedhjet që po mbahen në SHBA.

Edhe komuniteti shqiptar në Amerikë është shumë entuziast për zgjedhjet, të cilët janë të ndarë në dy grupe: me ata që mbështesin Biden dhe komunitetin që po mbështesin Trumpin.

Në këtë të fundit është përfshirë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ditë më parë performoi live në Michingan, në festën e organizuar nga shqiptarët që po përkrahin Trumpin.

Qereti në ditën e zgjedhjeve publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke qëndruar në “Trump International Hotel”, e cila ndodhet në pronësi të Donald Trumpit, në Washington D.C.

“Dhoma e ndenjës amerikane”, shkroi Bleona në një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një bluzë të bardhë dhe me një buzëqeshje në fytyrë. Bleona ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Donald Trumpin në këto zgjedhje, teksa ka pasur rastin që në të kaluarën edhe të takohet nga afër me Trump.

bl2.jpgbl1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492