INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e “madhe” Knut Fleckenstein papritur në Shqipëri

Në ditën e “madhe” Knut Fleckenstein papritur në Shqipëri

Publikuar më: 11:01 18-07-2016

E hëna është pranuar nga të gjithë, si dita e takimit e lidërve politik, ku sëbashku me dy ambasadorët e SHBA dhe BE do të tentojnë t'i japin zgjidhje çështjes së reformës në drejtësi.
Por e papritur për klasën politike shqiptare ishte mbërritja në Tiranë e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
Eurodeputeti sëbashku me Ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin kanë nisur bidedimet me lidërit politik në Shqipëri. Takimi i parë ka qënë në zyrën e Kryeministrit Edi Rama, e më pas ato u nisën në Kryesinë e  Kuvendit për një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Më pas Eurodeputeti Fleckenstein sëbashku me Ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin kanë mbërritur në selinë blu, ku janë takuar me liderin e opozitës Lulzim Basha.
Ata nuk kanë pranuar të japin asnjë prononcim për mediat, pas takimeve të zhvilluara me lidërit politik. Por ata kanë preferuar një tjetër zgjidhje të komunikimit me mediat. Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Bashkimit Europian në Tiranë thuhet se në mesditë eurodeputeti Knut Fleckenstein do të mbajë një konferencë për shtyp. Ky do të jetë momenti që Fleckenstein të bëjë publik rezultatet e takimet, por dhe qëndrimin e tij mbi situatën politike në vendit tonë, një ditë pasi aleati kryesor në qeveri, Ilir Meta, propozoi qeveri teknike.

Article Logic
Execution time: 0.0040180683135986