INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në cirk s’ka më qetësi! Xhonglerja fyhet dhe dhunohet rëndë nga drejtori, Sajmir Çili

Në cirk s’ka më qetësi! Xhonglerja fyhet dhe dhunohet rëndë nga drejtori, Sajmir Çili

Publikuar më: 13:39 23-05-2018

Një skandal ka ndodhur paradite në Cirku Kombëtar. Drejtori i këtij institucioni, Sajmir Çili pretendohet se ka fyer dhe ka shtyrë dhunshëm xhongleren Irida Dori.

Arsyeja është tërësisht banale ka thënë xhonglerja. Drejtori njëherësh këngëtar, Saimir Çili pa në kamera teksa xhonglerja doli nga institucioni për të konsumuar një kafe me mikeshat e saj në orarin e pushimit.
E kontaktuar nga newsbomb.al xhonglerja ka rrëfyer gjithçfarë ndodhi para pak minutash.
“Dola nga institucioni për të konsumuar një kafe me dy mikesha të tjera punonjëse të Cirkut pasi kisha orarin e pushimit. Drejtori Saimir Çili më sheh në kamera dhe merr shoqen time në telefon. Na kërkon të shkojmë në zyrë dhe aty fillon me ulërima. Pse dole më tha? I shpjegova që kam orarin e pushimit por ai nuk pushonte së bërtituri për shkak të një delegacioni të huaj që do na vinte. Më urdhëroi të dal jashtë me ulërima dhe më përplasi derën në fytyrë duke më shtyrë. Më pas më paralajmëroi me letër për përjashtim nga puna”, rrëfen xhonglerja.
Pas kësaj, ajo ka vendosur të bëjë edhe denoncimin përkatës në polici për drejtorin Saimir Çili.

Article Logic
Execution time: 0.0042829513549805