INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në cilin prej këtyre njerëzve shndërroheni pas një ndarje?

Në cilin prej këtyre njerëzve shndërroheni pas një ndarje?

Publikuar më: 14:50 03-07-2018

Çdo mardhënie na ndryshon dhe na shndërron në një njeri pak më ndryshe ose shumë më ndryshe nga ai që ishim më parë. Dhe kjo sigurisht që është më se normale. Por dhe pas ndarjes ne mund të shndërrohemi në një tip njeriu që nuk do të ishim në rrethana të tjera. 

Këto janë 5 llojet e njerëzve që ju mund të bëheni pasi ndaheni me dikë.
1. Ekzagjëruesi
Këta janë ata tipat që shkruajnë statuse kudo nëpër rrjetet sociale dhe bëjnë foto pafund në party apo festa të ndryshme sikur po kalojnë kaq mire. Në fakt janë shumicën e kohës duke ndejtur në një cep të barit duke pirë vetëm.

2. Ishi-është armiku dhe njeriu më i ligë që mund të ekzistojë
Pavarësisht faktit se ju mund të keni shpenzuar një periudhë të konsiderueshme të jetës tuaj me këtë person, ai tani shihet si abuzues dhe njeriu më i ligë që keni takuar në jetën tuaj dhe sigurisht që të gjitha gjërat e tmerrshme që ata u kanë bërë doni t’ua tregoni të gjithëve.

3. Shkatarraqët

Pas ndarjes ju jeni duke veshur një bluzë me njolla ushqimi që nga 2009-ta, të kombinuar me një pale tuta të gjera të cilat vende vende mund të jenë edhe të grisura, dhe ju nuk keni në plan të ndërroni këtë veshje dhe për 3 javët në vazhdim. Dhoma është kthyer në një kosh plerash me mbeturina që fillojnë nga koka e krevatit dhe përfundojnë tek dera, dhe gjithçka vjen aromë dhimbjeje. Epo ka diçka me të vërtetë kaq të dhimbshme pas një ndarjeje sa gjërat si depilimi, të dalit jashtë dhe higjena personale në tërësi të duken kaq overrated.

4. Fobia ndaj gjinisë së kundërt
Këtu është ai moment ku ish-I kthehet në përfaqësuesin e të gjtihë gjinisë së tij dhe ti e di ekzaktësisht se si janë të gjithë njerëzit e tjerë të asaj gjinie.

5. Të pashpresët

Pak a shumë të gjithë kemi qenë ky person ose keni njohur dike në këtë fazë.
Janë pikërisht ata persona që ndihen forever alone dhe tani njohja e dikujt tjetër duket kaq e largët, e pamundur dhe e mundimshme, dhe këtu I mbush mendjen vetes se nuk do të lrijosh dot më kurrë një mardhënie tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822