INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 2018 do ketë rritje pensionesh dhe pagash?

Në 2018 do ketë rritje pensionesh dhe pagash?

Publikuar më: 11:13 19-10-2017

Edhe pse me marrjen e mandatit të dytë qeveria Rama ka thënë që do ketë rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve, kjo në draftin paraprak të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm nuk reflektohet sa pritshmëritë. Sipas të dhënave buxheti do të jetë 497 miliardë lekë për pagat e punonjësve, pensionet, shpenzimet administrative, investime në rrugë, shkolla, rikonstruksione, mbështetje për pushtetin lokal e pagesa papunësia.
Fondi i planifikuar për pagat është 65 miliardë lekë, me një rritje me 10.5% në krahasim me 2017-n. Kjo do të thotë që do të shpenzohet 6.1 miliardë lekë ose rreth 45 milionë euro më shumë për punonjësit.
Në buxhetin afatmesëm, i cili është hartuar në fillim të 2017-s, përpara se qeveria e dalë nga zgjedhjet të qershorit të deklaronte planet e saj të riorganizimit, fondi i parashikuar për paga për 2018-n ishte paracaktuar 60.8 miliardë lekë, pra rreth 4.2 miliardë lekë më pak se aktualisht.
Po në të kundër ka shkuar fondi i planifikuar për politika të reja pagash, nga 5.5 miliardë lekë në 2017-n, në vetëm 1 miliardë lekë në draft buxhetin 2018. Edhe fondi i pensioneve është ulur në 1.8 miliardë lekë, nga 2.6 miliardë lekë në 2017-n.
Në këto rrethana me sa duket ose do ketë shkurtime të vendeve të punës në administratë me qëllim, që premtim të mbahet pra pagat e atyre që mbeten të punë të rriten ose ai premtimi ka qënë thjesht elektoral.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654