INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse studentët shqiptarë janë të gatshëm të ikin jashtë

Përse studentët shqiptarë janë të gatshëm të ikin jashtë

Publikuar më: 09:14 12-04-2018

Studentët shqiptarë veçanërisht vlerësojnë një qasje demokratike në tregun e punës, ata nga Republika Çeke dhe Kroacia shumë më pak shkruan Monitor.

Kroatët, çekët dhe polakët janë veçanërisht të prirur të kenë liderë karizmatik, por shqiptarët, hungarezët, serbët dhe lituanezët priren të mos bien dakord me këtë. Pikëpamja mbizotëruese është se një udhëheqës duhet të jetë gjithnjë strategjik, të jetë disi demokratik dhe jo autokratik, të jetë frymëzues dhe të mbështesin idetë e reja.

Një tjetër pikë ku studentët shqiptarë ndryshojnë nga bashkë-moshatarët e tyre në vendet e tjera të anketuara është të pritshmëritë për pagë më të ulët sa i përket punës së tyre të parë. Këto të dhëna dalin nga një studim i fundit i viti 2018 zhvilluar nga Deloitte, për vendet e Europës Qendrore.

Të rinjtë shqiptarë (të moshës nga 18 deri në 30 vjeç) duan të gjejnë punë që është në përputhje me fushën e tyre të studimit – më shumë se 59 për qind e të anketuarve tashmë kanë disa përvojë në një punë ose stazh që përmbush këto kritere, thuhet në raportin e Deloitte.

Në krahasim me anketën e mëparshme të 2015, rezulton se shqiptarët e rinj të kësaj grupmoshe po investojnëmë shumë në vullnetarizëm dhe eksperiencat sezonale të punës duke numëruar respektivisht 40 për qind dhe 39 për qind e të anketuarve. Ndër atributet më të vlefshme personale janë mendimi analitik, puna ekipore, komunikimi, aftësia për të mësuar gjëra të reja dhe vetë-organizimi.
Ky theksim në këto karakteristika e bën forcën e re të punës në Shqipëri të përshtatet mirë për t’u bërë punonjësit e së ardhmes: ata janë socialisht të vetëdijshëm, me rezultate të orientuara dhe në favor të punës bashkëpunuese.

Pritshmëritë  për pagat janë të ndryshme sa i përket të anketuarve për punën e tyre të parë: 17.1 për qind presin që të paguhen midis (lekë) 35,000 dhe 45,000 neto; 17.6 për qind presin midis 45,000 dhe 55,000 lekë; 11.5 për qind presin midis 55,000 dhe 65,000 lekë; dhe 17.6 për qind presin mes 65.000 dhe 100.000 lekë. Të tilla pritshmëri të larta mendohet se burojnë nga konfuzioni, mungesa e informacionit të duhur ose ndryshueshmërisë së pagesës në profesione të ndryshme.

Në përgjithësi, megjithatë, pritjet mesatare të të anketuarve shqiptarë janë
relativisht realiste – paga mesatare shqiptare ishte 45,845 lekë bruto në fund të vitit 2016, sipas INSTAT.
Mobiliteti: puna jashtë vendit është një mundësi

Të rinjtë në Shqipëri do të ishin të lumtur të kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit. Kjo është e kuptueshme, pasi Shqipëria është relativisht vend i vogël me qendra të kufizuara ekonomike dhe industriale zhvillimi. Kjo do të thotë se shumica e njerëzve janë të vendosur në Tiranë. Gratë janë paksa më skeptikë sesa meshkujt sa i përket lëvizjes jashtë vendit (92.5 për qind thanë ‘patjetër po’, ‘po’ ose ‘jo’ krahasuar me 95 për qind të meshkujve)

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344