INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon juria e 'Dance with Me'! Largohet Robert Aliaj [FOTO]

Ndryshon juria e 'Dance with Me'! Largohet Robert Aliaj [FOTO]

Publikuar më: 10:31 30-08-2019

“Dance With Me” është një ndër emisionet më të shikuara dhe të pëlqyera për të gjithë publikun shqiptar e cila do të nisë me datën 16 shtator, por është mësuar se do të ketë disa ndryshime në këtë sezon të ri.

Dancing-with-me-390x220.jpg

Siç u zbulua disa javë më parë se çiftet pjesëmarrëse do të jenë: ish-deputeti Eduard Ndocaj dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella.

auto_-640-0-5cf8bd1f6fd941559805816.png

Po ashtu, moderatori Florian Agalliu dhe këngëtarja Era Rusi dhe Mateus Frroku me aktoren Eliona Pitarka. Ermal Peçi ku sipas portalit “News31.al” do të jetë së bashku me moderatoren Eva Murati, ndërsa pas largimit të Çiljetës, Valer Kolnikaj do të jetë çift me Marsela Çibukaj.

Ndërsa, juria e spektaklit nuk do të jetë e njëjtë si vitin e kaluar.

Burime për "News31.al" kanë zbuluar se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë këtë sezon ndërkohë që ende nuk dihet nëse në vend të tij do të vijë një tjetër figurë e njohur e ekranit apo juria e programit do të ketë më pak anëtarë.

-785-0-5c9bb5e042a0a.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979