INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NDRYSHIMI I RI/ Më shumë pyetje në provimet e maturës

NDRYSHIMI I RI/ Më shumë pyetje në provimet e maturës

Publikuar më: 15:06 09-04-2019

Më shumë pyetje për provimet e maturës shtetërore. Ky është ndryshimi që pritet të sjellë këtë vit kurrikula e re që përdoret nga gjimnazet. Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se po punohet vënien në vijë për maturën 2019, kontrollin e testeve dixhitale.

Maturantët e këtij viti, do të kenë më tepër sasi pyetjesh në provimet e tyre. Kurrikula e re që po përdoret në gjimnaze, do të sjellë edhe ndryshimin për maturantët e 2019-s. Gjatë raportimit në Komisionin e Edukimit, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini tha se këtë vit testi do të jetë i dizenjuar ndryshe.

"Testi i gjuhës shqipe ka një tekst më të gjatë dhe nxënësi duhet të gjejë kuptimin e tekstit apo të ndërtojë diçka më tepër mbi ato çfarë i gjen në tekst më shumë sesa të japë përgjigje për njohur siç ka qenë më përpara", shprehet Besa Shahini.

Faza e parë e regjistrimit të maturantëve ka përfunduar. Për testet e reja Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini, tha se është bërë pilotimi në disa shkolla.

"Në provimet e maturës shtetërore të këtij viti maturantët do të kenë edhe një menu të listës së provimeve me zgjedhje më të shkurtër nga një vit më parë. Nëse kishim 23 lëndë me zgjedhje nga të cilat do të zgjidhnin 2 tani kanë vetëm 8 lëndë", tha Gjini në komisionin e edukimit.

Kontrolli i testeve në mënyrë dixhitale po shihet si një mundësi nga ministria e Arsimit për ta aplikuar për maturantët e këtij viti.

Më 7 qershor nisin provimet e maturantëve të cilat do të zgjasin deri më 24 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717