INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Provimet e maturës! Shtrëngohen “rripat”, testimet nën survejimin e kamerave[VIDEO]

Publikuar më: 14:32 04-06-2018

Qershori është muaji i ethshëm për 37 mijë maturantë. Për dy javë ata do të kryejnë provimet, që kanë nisur, ditën e sotme me atë të gjuhës së huaj. Këtë vit niveli i sigurisë është më i lartë, pasi nxënësit nuk i zhvillojnë ato më nëpër klasa, por në ambiente të mëdha si korridore apo palestra për shkak se këtë vit po monitorohen dhe nga kamerat. Një masë e rreptë, që është marrë këtë vit lidhet me nxënësit, që kapen me kopje, të cilët nuk do të përsërisin provimin as në vjeshtë. 

Veç gjuhës së huaj, që u mbajt sot, ditën e premte do të kryehet provimi i gjuhës dhe letërsisë, në datën 13 qershor ai i matematikës dhe në fund në 20 qershor provimet me zgjedhje. Provimet me detyrim nisin në orën 10 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta dhe përmbajnë 25 pyetje nga të cilat 13 me përgjigje alternative me 13 pikë dhe 12 me zhvillim me 36 pikë. Ndërsa ato me zgjedhje shkojnë pak më tepër rreth 3 orë dhe përmbajnë 20 pyetetje për secilën lendë, pra 40 pyetje gjithësej, nga të cilat 20 me përgjigje alternative dhe 20 të tjera me zhvillim. Këtë vit kritikët e maturës shtetërore ngritën një shqetësim, që lidhet me hapësirat kohore nga një provim tek tjetri, ku theksuan se koha është shumë e shkurtër që nxënësit të ripërsëritin dijet e katër viteve.

Article Logic
Execution time: 0.002335786819458