INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet klimaterike do të ''thajnë'' Europën! Po Shqipëria a do preket?

Ndryshimet klimaterike do të ''thajnë'' Europën! Po Shqipëria a do preket?

Publikuar më: 10:34 24-07-2019

Klima ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Temperaturat gjithnjë e më në rritje në të gjithën Europën, po dëmtojnë seriozisht shtetet.

Një raport i kryer nga World Wildlife Fund thekson se menaxhimi i dobët i lumenjve, liqeneve dhe ujërave nëntokësore të vendeve anëtare të BE-së po përkeqëson ndikimet e thatësirës. Nga 419 qytete në mbarë botën të analizuara për këtë raport, kryeqytetet e Rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore janë në rrezik shumë të lartë krahasuar me të tjerët. Përsa i përket mungesës së ujit dhe thatësirës, Kiev renditet i 95-ti më i rrezikuar, pasuar nga Bucharest, Budapesti dhe Sofja. Edhe Shqipëria bën pjesë në vendet mesatarisht të ndikuara nga thatësira, në veçanti jugu do të vuajë më shumë, pasi është i shënuar me të kuqen, bëhet fjalë për qytete si Vlora dhe Saranda.
Në këto kushet këshillohet se keqmenaxhimi i burimeve ujore të shteteve anëtare të BE-së mund të korrigjohet nëpërmjet zbatimit të plotë të ligjit të BE-së për ujërat.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992