INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshime të mëdha për përdoruesit e Gmail! Tani mund të dërgoni...

Ndryshime të mëdha për përdoruesit e Gmail! Tani mund të dërgoni...

Publikuar më: 07:52 27-04-2018

Përditësimet janë shumë të mëdha në përdorimin e gmail-it dhe më e rëndësishmja është siguria e shërbimit.

Njëra nga ndryshimet më të mëdha është rritja e sigurisë. Gmail tani përfshin një ‘mënyrë kredenciale’, e cila ka një gamë të tipareve.

Përdoruesit tani mund t’i dërgojnë email njëri-tjetrit me datë të skadimit, pas së cilës email më nuk do të mund të hapet.

Për të reduktuar shanset që ndonjë person i pa autorizuar të lexojë emailet, ai tani mund të kyçet edhe për ta hapur atë email specifik, duhet përmes një kodi, i cili vjen me SMS.

Në përditësim është shtuar edhe një tipar i quajtur ‘Rights Management’ (të drejtat e menaxhimit), me të cilin mund të ndalohet opsioni për të përcjellë atë te dikush tjetër, për ta shkarkuar përmbajtjen, kopjuar, apo printuar atë email.

Gmail gjithashtu tani ka përfshirë tipare të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë rikthimin e emaileve automatikisht, e njoftime me prioritet të lartë.

Si pjesë e ridizajnimit, është shtuar edhe mënyra e përdorimit pa internet, e cila i lejon përdoruesit që të kërkojnë, shkruajnë, përgjigjen, fshijnë apo arkivojnë emailet pa internet, transmeton koha.net.

Bizneset që nga sot mund ta marrin Gmail e ri, ndërsa personat që përdorin atë për nevoja personale shumë shpejt do t’u azhornohet vetë në të riun.

Article Logic
Execution time: 0.0028460025787354