INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta nuk ju besohet, por kjo është arsyeja pse Melisa u fut në Përputhen!

Ndoshta nuk ju besohet, por kjo është arsyeja pse Melisa u fut në Përputhen!

Publikuar më: 17:30 19-09-2021

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë çifti i vetëm që u krijua nga emisioni “Përputhen”. Në fakt ata u lidhën jashtë emisionit por shkak për njohjen e tyre ishte pikërisht “Përputhen”.
Marrëdhenia midis tyre është shumë e komentuar në rrjetet sociale dhe shpesh përfliten për ndonjë ndarje të mundshme, por çifti gjithmonë provon të kundërtën, se janë bashkë dhe shumë të lumtur.

Melisa së fundmi, me anën e një postimi në Instastory ka thënë hapur arsyen e pjesëmarrjes së saj në “Përputhen. Arsyeja është pikërisht Andi. “Si tu mbush mendja të hysh në Përputhen”, e pyet njëri nga ndjekësit.


Melisa ja kthen “Ju betohem që kur pashe Andin. Por më bindi edhe shoqja ime e ngushtë Sidorela Isufi. Nëse nuk më besoni mua ajo di të gjithë historinë”.

melisa-1.jpg

 

Pas daljes nga “Përputhen” Melisa është fokusuar në karrierën e saj muzikore, ndërsa Andi më tepër drejt bizneseve të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938