INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu, një 29-vjeçar refuzon kalimin te Barcelona

Ndodh edhe kështu, një 29-vjeçar refuzon kalimin te Barcelona

Publikuar më: 14:25 18-01-2019

Largimi i Munir El Haddadi ka lënë hapësirë në sulmin e Barcelonës, për këtë ata janë hedhur në merkato për të gjetur një zëvendësues të Luis Suarez-it.

Në listë është përfshirë edhe Carlos Vela, që aktualisht aktivizohet me skuadrën e Los Angeles në MLS, aty ku ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje. 29-vjeçari ka luajtur 7 sezone me Real Sociedat-in në La Liga dhe ka shënuar 66 herë me ekipin bask, ndërsa më përpara ka veshur fanellën e Arsenalit në Premier League.

Interesimi i Barcelonës për meksikanin u konfirmua ë mediet spanjolle, por drejtori sportiv i Los Angeles, John Thorrington foli publikisht duke theksuar se Vela nuk do të largohet në formë huazimi, vetëm në rastin e një shitje përfundimtare. Gjithsesi, vetë lojtari nuk duket shumë entuziast për një rikthim në Spanjë dhe me të gjitha gjasat edhe klubi katalanas do të tërhiqet nga afrimi i meksikanit.

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619