INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA i vjen në ndihmë Tottenhamit, Harry Kane shpreson të riaftësohet sa më shpejt

NASA i vjen në ndihmë Tottenhamit, Harry Kane shpreson të riaftësohet sa më shpejt

Publikuar më: 14:34 18-01-2019

Te Tottenhami janë të gjithë të tensjonuar teksa ylli skuadrës Harry Kanë është i dëmtuar në fazën më të rëndësishme të sezonit.Ai duhet të presë muajin Mars për tu rikthyer në fushë, duke humbur ëkshtu dy ndeshjet në Ligën e Kampioneve që Spërsat do të zhvillojnë ndaj Borussia Dortmundit.

Por që të rikthehet sa më parë në fushë , Kane do ti duhet të vrapojë në hapësirë. Totenhemi do përdorë teknologjinë e agjencisë hapësinore amerikane NASA, për ta ndihmuar 25-vjeçarin që të rikthehet përpara Marsit.Ndërkohë kjo paisje është përdorur dhe më parë nga disa prej yjeve në futboll si Çembërlein, Pogba, Bale, Aguero dhe Ronaldo.

Pajisja çudibërëse e teknologjisë së lartë, fillimisht, është projektuar për t’u ardhur në ndihmë astronautëve, për t’i ambientuar ata për kohën që do kalojnë në hapësirë me gravitet zero. Por më vonë, ajo rezultoi si një pajisje shumë jopraktike për t’u përdorur nga këta të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605