INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjekësi e quan Alketa Vejsiun ‘hipokrite’ për dashurinë ndaj Shqipërisë, ja përgjigja e saj[FOTO]

Ndjekësi e quan Alketa Vejsiun ‘hipokrite’ për dashurinë ndaj Shqipërisë, ja përgjigja e saj[FOTO]

Publikuar më: 20:05 23-07-2019

Personazhet e ndryshme të shtypit rozë preferojnë që me ndjekësit e tyre të mbajnë gjithmonë një raport interaktiv në rrjete sociale.

Për këtë arsye shpeshherë ne shohim se si ata i kthejnë përgjigje ndjekësve të cilët shprehin mendime nga më të ndryshme në profilet e tyre.

Një nga këta personazhe, e cila mban një raport të tillë me ndjekësit është edhe Alketa Vejsiu. Moderatorja bëhet shpesh pjesë e lajmeve të këtij tipi. Së fundmi, Alketa ka publikuar një video ku shihet bregdeti shqiptar.

“Shqipëria, bukuroshja e Mesdheut, toka që aq shumë dua”,shkruante pranë videos moderatorja, mirëpo të shumtë kanë qenë komentuesit që i janë kthyer kundra.

“Ta doje aq shumë ti nuk jetoje për aq vite jashtë. Apo të lindje fëmijët jashtë, apo të bëje pushimet jashtë. Mjaft me këto skena se bëheni pak si shume hipokrite,”, i shkruan fansja, ndërkohë që Alketa i kthen përgjigje menjëherë.

“Unë jetoj në Shqipëri Albaaaaaaaaa! S’kam jetuar kurrë jashtë”, ja kthen Alketa.

 -640-0-5d36e26878291.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396