INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kolonat zanore që janë bërë më të famshme se vetë filmat [VIDEO]

Kolonat zanore që janë bërë më të famshme se vetë filmat [VIDEO]

Publikuar më: 18:57 23-07-2019

Shumë kryevepra të kinemasë nuk do të kishin të njëjtin ndikim nëse nuk do të shoqëroheshin nga muzika kryesore e filmit dhe këngët e tjera. Por disa kolona zanore, pavarësisht lidhjes me filmin, janë bërë të njohura dhe kanë një tjetër sukses e ndër vite janë mbledhur edhe nëpër CD si kryevepra të muzikës.

Muzika në film është një element shumë i domosdoshëm dhe që bën diferencën.

Koha ka treguar që disa nga kolonat zanore janë bërë më të famshme se vetë filmi dhe gjithmonë që shohim një film e lidhim menjëherë me këngën apo anasjelltas.

“My Heart Will Go On” e Celine Dion që është përdorur tek filmi Titanic është një ndër këngët ikonike dhe një ndër këngët më të bukura të të gjithë kohrave. Në 2017 filmi dhe kolona zanore festuan 20 vjetrin, por vlen të theksojmë se ajo vazhdon dëgjohet ende sot dhe përpos kolonës zanore në film ajo është një himn dashurie që përdoret edhe në dasma gjithashtu.

Kënga “I Don’t Wanna Miss a Thing” e bandës së rrokut Aerosmith është përdorur si kolonë zanore tek filmi “Armagedon” dhe është konsideruar si një ndër balandat më të fuqishme. Kënga ka qëndruar në vendin e 1 për 4 javë resht në vitin 1998 në chartin muzikor amerkan dhe jo vetëm.

Çdo kush e njeh këngën“I Will Always Love You” të Whitnhey Huston, e cila kjo e fundit e ka regjistruar këtë këngë në vitin 1992 poscarisht për filmin “The Bodyguard”. Në listën e 100 këngëve më të suksesshem ne Billboard kjo këgë ëjhstë pozixionaur në vendin e 1 për plot 14 javë duke e shndërruar në këtë mënyrë si një ndër këngët më të shitura të të gjithë kohrave. “I will always love you” ka hyrë në histori pasi është kënga e parë që mban rekordin e shitjeve më të mëdha nga një grua në historinë e muzikës.

“I Believe I Can Fly” është gjithashtu një këngë ikonike që dëgjhet ende sot. R.kelly e ka regjistruar këtë këngë në vitin 1996 dhe u bë kolona zore e filmit “Space Jam”. Kjo këngë është konsideruar si një ndër këngët më të bukura të R.Kelly dhe ka fituar 2 çmime Grammy.

Filmi “Great Gatsby’ ndoshta nuk do të kishte të njëjtin sukses dhe ndikim tek publiku nëse nuk do shoqëroheshe nga kënga e njohur e Lana Del Rey “Young and Beautiful”. Më mirë se Lana Del Rey nuk mund t’i këndojë nostalgjisë dhe dashurisë së humbur.

Këngën e famshme “Lose Yourself”, Eminem e ka shkruar dhe e ka perfromuar për filmin “8 Miles”, e cila ka fituar çmimin si kënga më e mirë origjinale në Oscar dhe ka fituar 2 çmime Grammy. Kritikët e muzikës e kanë vlerësuar pozitivisht këngën dhe e kanë konsideruar shumë frymëzuese. Ndërkohë që në listën e 100 këngëve më të suksesshme në Billboard u pozicionua në vendin e 1 asokohe.

Këngën që të gjithë e kërcejmë sapo e dëgjojmë “Happy” të Pharrell Williams, në vitin 2014 u shpall si kënga më e shitur e vitit. Kjo këngë ka qenë kolona zanore e filmit të animuar “Despicable Me 2”.

Kënga “I Can’t Stop the Feeling’ e Justin Timberlake është përdorur si kolonë zanore e filmit “Trolls”. Kënga e cila është lançuar në vitin 2016 ka zenë vendin e 1 në Hot 100 në Billboard dhe në atë vit u shpall si kënga më e shitur e vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381