INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndezin skenën me këngën shqip 'Skam Kohë', Azet dhe Zuna rrëmbejnë dy çmime në eventin e rëndësishëm [VIDEO]

Ndezin skenën me këngën shqip 'Skam Kohë', Azet dhe Zuna rrëmbejnë dy çmime në eventin e rëndësishëm [VIDEO]

Publikuar më: 12:49 12-07-2019

Azet është një ndër këngëtararët më të famshëm me origjinë shqiptare i cili ka publikuar shumë këngë të reja gjatë këtij viti në bashkëpunim me kolegun e tij Zuna.

Para disa javësh, një fatkeqësi ndodhi në grupin e tij për arsye sepse menaxheri I tyre ka ndërruar jetë, prandaj Azet kishte anulluar të gjitha koncertet e tijpër një periudhë të caktuar kohore derisa të rimerrte veten pas asaj tragjedie.

Së fundmi, mbrëmjen e djeshme Azet dhe Zuna kanë qenë të ftuar në “HYPE AWARDS 2019”, të cilët kanë performuar këngën e tyre “Skam Kohe”, me të cilën djemtë e ndezën skenën duke e ngritur të gjithë sallën në këmbë për të kërcyer madje dhe për të kënduar së bashku të gjithë.

Në këtë event janë ndarë çmime për artistët më të mirë hip-hop, ku Azet së bashku me grupin e tij “KMN Gang” ishin të nominuar në dy kategori dhe fituan çmimet “Best Crew” dhe “Best Collabo Album”.

Azet, është emri i tij në botën e muzikës, porn ë jetën reali ai quhet Granit Musa, ka linfur në Kosovë dhe prej shumë vitesh jeton në Gjermani duke u marrë me profesionin e tij si këngëtar.

Ai ka publikuar plot këngë të cilat kanë marrë një sukses të jashtëzakonshëm që në fillim të daljes së tij në public, ku ndër to është dhe bashkëpunimi me reperin e njohur Noizy, si “Kriminel”, “Nummer 1” etj., ose mos të lëmë pa përmendur dhe bashkëpunimin e tij me Raf Camora “Qa bone”.

Para disa ditësh, ai ka publikuar në llogarinë e tij të Instagram-it dhe turet e tij me datat dhe vendet se ku do mbajë koncertet, ku ndër to është dhe Shqipëria.

Në datë 5 korrik Azet do të performojë për herë të parë në Durrës, Cinco Cavalli.

juvgjg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316