INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndeshja e rradhës vendos fatin e Mourinho-s në pankinën e United!

Ndeshja e rradhës vendos fatin e Mourinho-s në pankinën e United!

Publikuar më: 11:51 04-10-2018

Trajneri i Manchester United mund të mos jetë dhe për shumë kohë i tillë në Old Trafford.

Thashethemet qarkullojnë se trajneri mund të pezullohet nga klubi në javën e ardhshme nëse ekipi humbet ndaj Newcastle këtë të Shtunë, sipas pretendimeve të gazetës The Sun.

Ekipi i Newcastle do të vijë në Old Trafford pa asnjë fitore në këtë kampionat dhe në qoftë se fitorja e tyre e parë do të jetë me ekipin e Mourinho-s kjo do të jetë e tepërt për bordin menaxhues të Manchester United, i cili ka humbur besimin te trajneri portugez.

Statusi i Mourinho-s tek klubi mori dhe një ndihmë tjetër, nga ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, i cili e ka dsitancuar veten nga puna e ofruar në Old Trafford, por shancet janë që kjo të jetë ndihma e fundit për portugezin dhe tani ai ndodhet në ‘fije të perit’ përpara asaj që mund të quhet ndeshja e tij e fundit në Old Trafford.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039980411529541