INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë këngëtari i famshëm, kishte probleme me zemrën [FOTO]

Ndërron jetë këngëtari i famshëm, kishte probleme me zemrën [FOTO]

Publikuar më: 18:26 03-04-2020

Këngëtari i njohur i hiteve “Ain’t no sunshine” apo “Lean on me”, Bill Withers, është ndarë nga jeta.

Withers u shuajt në moshën 81 vjeçare pas probleme me zemrën, sipas raportimit të familjes së tij.

Këngëtari i viteve ’70 ishte i njohur për vokalin e tij bariton dhe hitet e shumta të cilat megjithëse ndaluan regjistrimin në vitin 1985, vazhdojnë të kenë ndikim të madh në R&B dhe Hip Hop.

Këngët e Withers dëgjohen ende në ditët e sotme dhe janë vepra të pavdekshme që do të rikujtojnë gjithmonë tek publiku këngëtarin.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e burrit dhe babait tonë të dashur, të përkushtuar”, thanë familjarët e tij.

Withers ishte fëmija më i vogël i familjes së tij dhe pas vdekjes së babait, ai u rrit nga e ëma dhe gjyshja e tij.

Në moshën 29-vjeçare ai u fut në botën e muzikës, për t’u bërë një ndër emrat më të suksesshëm dhe me më shumë ndikim.

bill-withers.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0048730373382568