INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalet trafiku në shenjë respekti për viktimat e aksidenteve rrugore

Ndalet trafiku në shenjë respekti për viktimat e aksidenteve rrugore

Publikuar më: 13:59 20-11-2016

Sot është Dita Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të aksidenteve rrugore.

Me mijëra persona humbin jetën çdo vit nga këto aksidente. Policia e Shtetit sot ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi, ndërsa punonjësit e rendit dhuruan gjak për të plagosurit në rrugë. Në orën 12:00 u kërkua që të ndalen automjetet për një minutë në shenjë respekti për ata që humbën jetën në aksidente. Ndërsa në disa akse rrugore policia ka menduar të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat në qarkullim duke vendosur mjete të dëmtuara nga aksidentet.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602