INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahen çmimet, filmi më i mirë turk shpallet...i preferuari juaj? [FOTO]

Ndahen çmimet, filmi më i mirë turk shpallet...i preferuari juaj? [FOTO]

Publikuar më: 22:20 15-05-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm, por buja e serialeve turke kaun shkuar deri në vendet latine, aty ku kanë “lindur” serialet televizive.

Së fundmi në Turqi "Türkiye Gençlik Ödülleri" ose Çmimet e të rinjve të Turqi. Votimi për këtë konkurs bëhët online dhe fituesit zgjidhen nga publiku. Kanë qenë rreth 300 kandidatë të cilën bënin pjesë në 39 kategori të ndryshme. Ju tregojmë më shumë për fituesit e këtij viti, disa prej të cilëve janë aktorët tanë të preferuar.

Çmimi "Filmi më i mirë në kinema" është zgjedhur "Kohë për lumturi" me protagonistë Elcin Sangu dhe Baris Arduc. Të dy këta aktorë kanë rrëmbyer dy çmime, përkatësisht "Aktorja më e mirë" dhe "Aktori më i mirë".

Baris dhe Elcin janë prezantuar për publikun shqiptar si Omer dhe Defne nga “Dashuri me qira”.

collageturgut.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031960010528564