INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nami në Itali, arrestohen politikanë dhe biznesmenë

Nami në Itali, arrestohen politikanë dhe biznesmenë

Publikuar më: 16:30 07-05-2019

Në rajonin e Lombardisë dhe Piomenta-s, është kryer një operacion në të cilin kanë marrë pjesë rreth 250 pjesëtarë të xhandarmërisë dhe policisë financiare.
Raportohet se më shumë se 40 persona janë arrestuar si pjesë e masave parandaluese në operacionin që u zbatua në veri të italisë, ku në këtë mes ka edhe politikanë, biznesmenë dhe nëpunës publike.
Disa politikanë që shërbenin në partinë Forza Italia janë përfshirë për korrupsion dhe grumbullim të paligjshëm të fondeve për partitë politike dhe shoqatat.
Prokuroria ka kryer një hetim kundër 95 personave dhe mund të priten arrestime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486