INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na vjen shumë keq! Pas ndarjes nga Gigi, Zayn qenka bërë tjetër njeri, ja si “e masakrojnë” fansat! [FOTO]

Na vjen shumë keq! Pas ndarjes nga Gigi, Zayn qenka bërë tjetër njeri, ja si “e masakrojnë” fansat! [FOTO]

Publikuar më: 19:07 03-04-2018

Ehh çfarë efekti paska pasur Gigi!

E themi me bindjen e plotë se ata ishin një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndarja e tyre i çuditi të gjithë, pasi erdhi krejt papritur.
Menjëherë pas ndarjes ata u panë në krahët e personave të tjerë, Gigi në krahët e Lewis Hamilton, ndërsa Zayn me një femër misterioze, por modelja bukuroshe duket se ka ende simpati për këngëtarin Malik.

Për të nisur një tjetër faqe në jetën e tij, Zayn bëri një ndryshim shumë drastik në pamje, duke i lyer flokët ngjyrë jeshile. Por ditën e sotme ai ka postuar një fotografi ku përveç flokëve jeshil ai ka vendosur dhe lente në të njëjtën ngjyrë duke marrë një pamje komplet ndryshe, madje duke konfuzuar edhe fansat. Disa prej tyre mendonin se ngjan shumë bukur me këtë pamje ndërsa disa të tjerë nuk e pëlqejnë aspak. Disa ndjekës e kanë komplimetuar duke shkruar se ai është mashkulli më i bukur në planet, por disa të tjerë nuk kanë ngurruar t’i thonë hapur të vërtetat.

“Mos vallë ke rënë kaq poshtë prej ndarjes nga Gigi?”, – shkruan njëri. Ndërsa dikush tjetër ka shkruar: “Po i zhgënjen fansat e tu duke postuar të tilla fotografi dhe lyer flokët në këtë ngjyrë, dukesh shumë patetik.”

zn.jpg

oatt.jpg

fans.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984