INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Na i solle zorrët në fyt ...' Olti Curri talli publikisht Tayna-n pasi bëri bamirësi për muajin e Ramazanit, reagon Fifi! I kthehet kështu opinionistit [FOTO]

'Na i solle zorrët në fyt ...' Olti Curri talli publikisht Tayna-n pasi bëri bamirësi për muajin e Ramazanit, reagon Fifi! I kthehet kështu opinionistit [FOTO]

Publikuar më: 15:55 25-05-2019

Ditën e djeshme, Tayna publikoi një foto në ‘Instastory’ ku tregonte se kishte vendosur të dhuronte disa ushqime me rastin e muajit të Ramazanit.

Pas kësaj fotoje, Olti Curri e ka thumbuar reperen publikisht, duke i shkruar:

“O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto ‘bamirësitë’… Për 50€ pazar shkon bën ‘story’ tjetra, kujton se do i japin titullin ‘Nënë Tayna’”.

Deri më tani Tayna ka vendosur të mos reagojë, megjithatë Fifi nuk ka hezituar t’i dalë në mbrojtje asaj, duke publikuar kështu të njëjtën foto me shkrimin:

“Desha s’desha unë, kjo vajza është ‘influencer’. 10 veta me dal si kjo, bota bëhet më e mirë. Pastaj, ka harxhuar 5€ ose 50€, ajo ka bërë diçka, ti rri dhe flet”.

Mesa duket ky postim i Fifit ka marrë shumë reagime nga ndjekësit e saj, pasi ka publikuar një tjetër foto duke thënë se është e lirë të shpreh mendimin e saj dhe si muaj Ramazani, duhet të përhapim dashuri dhe jo negativitet. Kujtojmë se pak kohë më parë Fifi dhe Tayna kanë pasur një marrëdhënie jo shumë të mirë.

fif.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057