INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzika dhe realiteti virtual bëhen bashkë @Telekom Community Store

Muzika dhe realiteti virtual bëhen bashkë @Telekom Community Store

Publikuar më: 16:30 20-04-2016

Pasi përjetuam bashkë @Telekom Community Store dashurinë më 14 Shkurt dhe ardhjen e verës më 14 Mars, ishte koha që të përjetonim edhe 'realitetin virtual'.

Mund të duket si një term abstrakt, por të premten e kaluar ai erdhi në jetë falë klipit 360 gradë "Disident" që banda Asgjë Sikur Dielli prezantuan përmes syzeve Gear VR. Këto të fundit një risi @Telekom Community Store, të cilat i mundësuan të pranishmëve në eventin e organizuar një super eksperiencë 3D.

Sigurisht mbrëmja nuk mund të mbaronte me kaq, pasi përpos klipit unik, Asgjë Sikur Dielli dhuruan edhe një mini koncert me disa nga këngët e tyre hite. Dhuratat nuk munguan, megjithatë dhurata më e bukur që të gjithë morrën ishte një mbrëmje ndryshe, cool, nga ato që Telekom ka ndërmend të sjellë sërish në të ardhmen!

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113