INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
#shareahug: Përqafimet që iu bashkuan nismës së Telekom Albania!

#shareahug: Përqafimet që iu bashkuan nismës së Telekom Albania!

Publikuar më: 16:14 31-12-2015

Data 30 dhjetor na tregoi se në Telekom Albania nuk ishin të vetmit që u interesuan për fëmijët në nevojë, pasi të shumtë ishin personat që erdhën aty për të #shareahug për vogëlushët e pafajshëm. Por, ashtu siç tham më parë, kjo nuk do të ishte vetëm një ditë dedikuar dhembshurisë, por edhe argëtimit dhe pikërisht kjo ndodhi me të gjithë ta pranishmit. Ata patën mundësinë që të bënin foto në photobooth-in e vendosur enkas për këtë event @TELEKOM COMMUNITY STORE, ku u shkrepën foto shumë argëtuese së bashku me babagjyshen simpatike. Ajo e zbukuroi edhe më tej ditën në të cilën ndamë atmosferën e festive me vogëlushët e braktisur në maternitetin  Mbretëresha Geraldinë, mbështetur nga fondacioni Djepi i Ëngjëjve. Dita e bukur me diell reflektoi ndjesinë e gjithçkaje të organizuar, ku të gjithë dhuruan ngrohtësi për fëmijët në nevojë. Për këta të fundit Telekom Albania u kujdes personalisht duke bërë dhuratë një check me vlerë financiare. 

Aty ishin të pranishëm edhe Fatma me Olti Currin, si për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë për njerëzit që kishin zgjedhur të dhuronin përqafime dhe dashuri.

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814