Partizani-Skënderbeu kryendeshja e javës përfundoi në një rezultat zhgënjyes, për “demat e kuq”. Vendasit pas një pjese të parë mjaft të mirë, nuk mundën ta kontrollonin dot lojën në pjesën e dytë dhe goli i Gjergji Muzakës shtangu të gjithë stadiumin.
Skënderbeu arriti që të administronte lojën deri në fundin e saj dhe i mbijetoi presionit të tifozëve, të cilët kishin krijuar edhe një koreografi të shkëlqyer në shkallët e stadiumit, duke lëshuar mesazhe politike për ngjarjen e ndodhur së fundmi në Bulaka, por edhe duke mbështetur ekipin e tyre, me shprehjen motivuese në fund: “The show must go on”
Përveç golit të Muzakës, Skënderbeu shënoi dhe në minutën e 95’ me Dejvi Bregun duke i dhënë fund një sfide, e cila mund të jetë vendimtare për ecurinë e kampionatit duke e lënë lojën përsëri të hapur, për fitimin e trofeut.









27 Apr 2026 





