INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muri me Meksikën, Trump po mendon të ndërtojë një gardh

Muri me Meksikën, Trump po mendon të ndërtojë një gardh

Publikuar më: 15:46 28-03-2017

Presidenti Trump duket i vendosur për të ndërtuar murin me Meksikën me synimin për të ndalur vërshimin e emigrantëve ilegalë, një nga premtimet e tij kryesore të fushatës

Administrata Trump ka kërkuar formalisht një miliard dollarë buxhet shtesë për të financuar ndërtimin e 99.7 km të parë të murit në kufi me Meksikën. Shifra do të shërbejë për riparimin e disa infrastrukturave ekzistuese të kufirit dhe për ndërtimin e 77.2 km të murit të ri.

Por sipas asaj që raporton CNN, që zotëron dokumente të vetë Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ky i fundit ka ndër mend të ngrejë më shumë një gardh, se sa një mur të vërtetë dhe pikërisht sepse një gjë e tillë do të lejonte të shikohej çfarë ndodh nga ana tjetër e kufirit.

Nga dokumenti, del se Trump ka ndër mend të shtojë kontrollin në kufi. Dhe administrata thekson se masat kundër emigracionit të paligjshëm, që kanë nisur tashmë, po funksionojnë ku janë shtuar me 50% arrestimet dhe me 80% kërkesat për të mbajtur në qeli persona të arrestuar dhe subjekte për t’u dëbuar nga vendi.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598