Muri i Madh është një nga trashëgimitë më të mëdha në Kinë që tërheq miliona vizitorë nga e gjithë bota. Por Pekini ka vendosur që të vendos masa për të mbrojtur atë. Duke qenë se numri i turistëve që vizitojnë Murin e Madh bëhet përditë e më i madh, autoritetet në Pekin kanë vendosur që ta limitojnë atë.
Kështu, zyrtarët lokalë në Pekin, vendosën që nga 1 qershori seksioni “Badaling” i Murit të Madh të vizitohet në ditë vetëm nga 65 mijë turistë, numër që në fakt nuk është i vogël, por duket parë shifrat e mëparshme është një reduktim i ndjeshëm.
Përveç kufizimit ditor të vizitorëve, autoritetet do të vendosin dhe një sistem regjistrimi për blerjen e biletave për të inkurajuar prenotimet online.
Vitin e shkuar Muri i Madh kinez priti rreth 9.9 milionë vizitorë.