INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund të jetë shumë e talentuar, por ndryshe nga vajzat e tjera TAYNA s’di ta bëjë këtë gjë! [FOTO]

Mund të jetë shumë e talentuar, por ndryshe nga vajzat e tjera TAYNA s’di ta bëjë këtë gjë! [FOTO]

Publikuar më: 16:40 16-05-2019

Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet për ndjekësit e saj dhe ditën e sotme na tregoi një detaj që nuk e dinim. Shumë goca mund të ndihen mirë kur e bëjnë make up-in vetë, por siç duket Tayna s’di ta bëjë këtë gjë.

Është vetë reperja që ka publikuar një foto ku shfaqet me grimieren e njohur Sellma Kasumovic dhe make up artistin Onik Zeqiri, por përshkrimi që bëri ishte shumë interesant.

“Kaq shumë make up artista dhe unë akoma s’di të bëj make up-in vetë”, shkroi Tayna.

sellma.png

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584