INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund të jenë ndarë, por sot Majlinda Zekën dhe Majk i bashkojnë këto fjalë zemre [FOTO]

Mund të jenë ndarë, por sot Majlinda Zekën dhe Majk i bashkojnë këto fjalë zemre [FOTO]

Publikuar më: 15:03 19-05-2019

Lidhja dhe ndarja e reperit Majk nga ish-partnerja e tij Majlinda zeka ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe sigurisht çdo hap i tyre ndiqet me shumë kuriozitet dhe nuk mbetet pa u komentuar.

E megjithëse prej kohësh ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ajo çka i bashkon edne është sigurisht kujdesi dhe dashuria për djalin e tyre Roan, i cili ka festuar sot ditëlindjen dhe nuk kanë munguar fjalët e zemrës si nga Majk po ashtu dhe nga Majlinda.

Majk ka postuar disa foto me vogëlushin dhe pranë ka thënë fjalët më të ëmbla për të.

“Çdo sen që ko me arrit në jet, ko me bo veç me të pa ty të lumtur, ti je mishi jem, ti je gjaku jem, ti je krijesa ma e bukur. Urime ditëlindja e 2 e babit. Zoti të bekoftë!”

Po ashtu edhe Majlinda e ka uruar vogëlushin e saj dhe në disa postime në profilin e Roan shihet se e ëma i ka përgatitur një festë madhështore për 2 vjetorin.

Në videot dhe fotot e publikuara vogëlushi shihet duke u argëtuar në natyrë me miqtë e tij teksa përreth shihet dekorimi i veçantë i ambientit, ku nuk mungojnë tullumbacet, lulet, ëmbëlsirat dhe lodrat pafund.

majkk.jpg

majlinda.jpg

ehrdfnhjtdf.jpg

3fe3wrfwer.jpg

qw3fwer.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037658214569092