INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mund të ishte bërë më mirë!' Pas sherrit, Ermal Mamaqi ka këtë kritikë për filmin e Bes Kallakut!

'Mund të ishte bërë më mirë!' Pas sherrit, Ermal Mamaqi ka këtë kritikë për filmin e Bes Kallakut!

Publikuar më: 13:35 26-01-2020

Moderatori Ermal Mamaqi ka treguar detaje nga filmi i tij i fundit “ I love Tropoja”, ndërsa ka kritikuar dhe filmin e mikut të tij, Bes Kallaku.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Ermali ka thënë se filmi i Besit, “Faco”, ishte i mirë por kishte shumë probleme teknike.

Rudina Dembacaj: E ke parë filmin “Falco”?

Ermal Mamaqi: E kam parë.

Rudina Dembacaj: Si t’u duk?

Ermal Mamaqi: Ja kam thënë edhe Besit, është një filmë shumë i mirë, por mendoj që mund të ishte edhe më mirë nga pikëpamja teknike.

Rudina Dembacaj: Fotografia ishte pak dobët.

Ermal Mamaqi: Fotografia dhe zëri. Flas nga pikëpamja teknologjike.

Pak kohë më parë, Ermali dhe Besi patën një “sherr” virtual pas deklaratave të bërë në televizion nga Besi, por siç ka theksuar mbrëmjen e sotme Ermali, ata janë sqaruar dhe janë miq të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0029001235961914