INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motra e Anjeza Shabanit kërcënon gazetaren: “Morracakët si ti unë i shtyp me këmbë”

Motra e Anjeza Shabanit kërcënon gazetaren: “Morracakët si ti unë i shtyp me këmbë”

Publikuar më: 15:29 29-06-2016

Pas Anjeza Shabanit, është kthyer në kërcënim edhe motra e saj, Dajana. Në rrjetet sociale Anjeza Shabani u “kryqëzua" pas dhunës barbare që ushtroi mbi një fëmijë vetëm 3 vjeç, në kopshtin që administrohej prej saj “Diren”. Por tashmë duket se dhe motra e saj është kthyer në “kërcënim” për ata që i kanë përmendur emrin. Dajana Shabani i ka nisur një mesazh me përmbajtje kërcënuese Marselës, e cila është gazetare e një portali online, pas qëndrimit kritik që kjo e fundit ka mbajtur për ngjarjen. Teksa i sugjeron të marrë një avokat, Dajana thotë se ka dëshirë ta takojë përballë për një tjetër arsye.
Ja cfarë shkruan Dajana:
“Kush je ti moj që më bën ma gjyqin publik? Cila je ti për të më përmendur mua emrin dhe të bësh gjyqtaren pa e ditur aspak si janë punët?
Shoh që paske qënë ndjekëse e rregullt e faqes sime, përderisa mban mend një postim të 2015, ndërsa unë tani mësova që ekziston!!!
A e di ti që do të mbash përgjegjësi për çfarë ke thënë? Nëse nuk e di po ta them unë!
Morracakët si ti unë i shtyp me këmbë, dhe kam shumë qef që të hasemi një herë bashkë! Për çdo njeri që ka cënuar imazhin tim, ka bërë gjyqin publik, u them: Të gjejnë një avokat të mirë!!! Bëhu gati dhe ti”.

Ja mesazhet e zbardhura:

Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875