INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja disa mesazhe ku gjyqtari nga Berati ia “luante” klientes së tij, duke i thënë dhe zogu…

Ja disa mesazhe ku gjyqtari nga Berati ia “luante” klientes së tij, duke i thënë dhe zogu…

Publikuar më: 15:14 29-06-2016

Janë publikuar mesazhet ngacmuese të gjyqtarit të Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo që u pezullua nga detyra, pasi provokoi sekualisht një grua. Ai ishte gjyqtari i çështjes së saj me objekt divorcin.  
Në tekstet e mesazheve kuptohet qartë se ai nuk i fliste për ecurinë e proçesit gjyqësor, por kishte afeksion seksual. Ajo më pas nuk po duronte do më dhe e denoncoi.

Ja disa mesazhe:


SMS 1-  Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?

SMS 2- “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??

SMS 3-  Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas! Ok ?

SMS 4- “Mirëmëngjes”!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s’të mungojnë. Ti gëzon simpati, inteligjencë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte!

Ai i pëmes Frojdit madje ia tha troç synimin e tij për një lidhje intime të mundëshme.

SMS 5- “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se kur je i martuar dhe ke një të dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks ”.

Article Logic
Execution time: 0.0016059875488281