INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti për sot/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Moti për sot/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar më: 07:40 08-03-2019

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë.

Kthjellime dhe vranësira dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë; më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, kjo situatë e motit do të mbetet prezent gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në të dy ekstremet ditore duke luhatur vlerat termike nga 3°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det dallgëzim do të ngjitet deri në 4 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0029659271240234