INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë thumboi KIDËN për këngën e saj të re?! Ky reagim i Dafinës i thotë të gjitha! [FOTO]

Mos vallë thumboi KIDËN për këngën e saj të re?! Ky reagim i Dafinës i thotë të gjitha! [FOTO]

Publikuar më: 12:28 02-09-2020

Ashtu siç kishte paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Kida ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor. Kënga e saj titullohet “Edhe sa” dhe është punuar nga producenti Mixey, ndërsa për tekstin dhe vijën melodike ka punuar reperi Mozzik.

Videoklipi i këngës është tejet interesant, pasi pjesë e tij janë edhe Arta Elezaj, Kejvina Kthella dhe Megi Pojani.

 

Deri tani kënga ka marrë komente pozitive dhe është pritur mjaft mirë nga publiku, mirëpo në rrjet u komentua sikur Dafina e thumboi pak dhe e gjitha kjo pas disa postimeve të bëra nga këngëtarja në Instagram.

Ajo ka ripostuar këngën e saj “Million $”, ndërsa krahas saj shkruan:

“Më thuaj diçka të re? Gjithmonë mendoni dy hapa përpara vajza.. në gjithçka, me çdokënd.”

cozman.png

 

Në fakt, këto fjalë u interpretuar si një “thumb” i vogël për Kidën, e cila po sjell një klip të ngjashëm me atë të Dafinës për shkak të parave, mirëpo e vërteta qenka ndryshe.

dafet.png

 

Ditën e sotme Dafina ka ripostuar këngën e Kidës në Instagram duke treguar mbështetjen e saj për këngëtaren e talentuar dhe siç kuptohet nuk ka asnjë vend për thumba mes vajzave.

Article Logic
Execution time: 0.0033788681030273