INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol për shtatzëni dhe dasmë me DJ Geek, por kunata e Dafinës ka dy fjalë për t’i thënë: Nusja jonë…[FOTO]

U përfol për shtatzëni dhe dasmë me DJ Geek, por kunata e Dafinës ka dy fjalë për t’i thënë: Nusja jonë…[FOTO]

Publikuar më: 13:01 19-08-2020

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të dashurisë. Pak kohë më parë, dyshja konfirmoi se i ka dhënë fund romancës. Por, pavarësisht kësaj ata janë shfaqur sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Lajmet për Dafinën Zeqiri të veshur nuse pushtuan mediat javën e kaluar! Këngëtarja i fshiu të gjitha fotot në Instagram, dhe publikoi vetëm disa të reja ku shfaqej e veshur me rroba nusërie dhe vello të kuqe. Shumë media nxituan në përfundimin se këngëtarja po martohet, të tjera thanë që ajo është shtatzënë dhe madje e kurorëzuan dashurinë e saj me Dj Geek, pas ndarjes.

Madje komentet e Dj Geek që e quante Dafinën “nusja më e bukur” i alarmuan të gjithë fansat e tyre që po mendojnë për një dasmë së shpejti, por kjo është thjesht një super publicitet që Dafina me të drejtë po i bën albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.

Përballë këtyre reagimeve mediatike, Dafina Zeqiri ka bërë një postim në Instagram, ku me ironi iu drejtohet mediave për fejesën e martesën.

“Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën edhe qomani ftesën”, shkruan me humor Dafina.

Por, ajo që ra në sy gjithashtu ishte komenti i kunatës së saj: “Nusja jonë ma e mirë love you”, ndërkohë që Dafina ia ka kthyer “Love You kuni”.

vrty.png

 

Pra, Dafina dhe DJ Geek jo vetëm që janë bashkë, por lidhja e tyre është bërë shumë serioze sepse janë njohur me familjarët e njëri-tjetrit.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328