INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë do jetë protagonist në filmin e moderatorit?! 'Tropoja të do', Ermal Mamaqi fotografohet përkrah me aktorin e filmit 'Taken' [FOTO]

Mos vallë do jetë protagonist në filmin e moderatorit?! 'Tropoja të do', Ermal Mamaqi fotografohet përkrah me aktorin e filmit 'Taken' [FOTO]

Publikuar më: 15:43 16-08-2019

Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët më të njohur shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai njihet për sarkazmat e tij të shumta, të cilat përveç se në emision, i bën edhe në rrjetet sociale ku jo rrallë herë ngacmon personazhet e njohur publikë.

Pas suksesit që korri me filmin komedi “Dy Gisht Mjaltë”, ai është në proçes e lart edhe për filmin e dytë ku do të jenë protagonistë shumë të famshëm ku ndër to do jenë dhe motrat Haxhia.

Së fundmi, Ermali na ka habitur të gjithëve me postimin e ditës së sotme në llogarinë e tij perosnale të Instagramit, ku shfaqet së bashku me aktorin e njohur me famë botërore Liam Neeson i njohur për filmin "Taken".

liam.jpg

"Faleminderit Liam për mbështetjen. Tropoja të do"- ka shkruar Ermali.

Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë mbi takimin mes dy aktorëve e disa prej tyre as nuk e kanë kuptuar që bëhet fjalë për foto montazh, por vëmendjen më të madhe ka marrë komenti i këngëtares Enca e cila e akuzon për vonesën.

"Prandaj u vonuam sot ne"- ka shkruar Enca duke e shoqëruar komentin me disa të qeshura.

ermal.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109