INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë Arbana Osmani konfirmoi që do jetë moderatorja e ‘Ferma VIP’? Ja ç’ka bërë

Mos vallë Arbana Osmani konfirmoi që do jetë moderatorja e ‘Ferma VIP’? Ja ç’ka bërë

Publikuar më: 13:31 30-01-2026

Prej disa javësh, lart e poshtë, në media të ndryshme online, ka qarkulluar lajmi që Arbana Osmani do të jetë moderatorja e Ferma Vip. Mirëpo pavarësisht lajmeve, nga Arbana nuk ka patur asnjë reagim zyrtar, ashtu dhe nga produksioni i programit.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar një Story ku shfaqet mes gjelbërimit dhe baltës, me çizmet e bëra me baltë. Në pamje nuk ka asnjë mbishkrim që lidhet drejtpërdrejt me “Ferma VIP”, por vendndodhja dhe atmosfera “fshatare” u lexuan nga shumë ndjekës si një sinjal i koduar.

Deri tani, nga vetë Arbana nuk ka asnjë deklaratë. E vetmja gjë që po shton kuriozitetin është heshtja e saj dhe këto detaje të vogla, që në botën e televizionit dhe PR-it shpesh bëhen “teaser”.

arbne.webp

Article Logic
Execution time: 0.0075678825378418