INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos ndoshta Rina dhe SinBoy janë ndarë? Ky DETAJ habit fansat!

Mos ndoshta Rina dhe SinBoy janë ndarë? Ky DETAJ habit fansat!

Publikuar më: 18:28 28-08-2022

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja (ndoshta) mund ta ketë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjtha këto mendime duket se u hodhën poshtë, pasi duket se çifti nuk janë më bashkë. Rina dhe SinBoy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke na lënë kështu të kuptojmë se ndoshta mund ti kenë dhënë fund lidhjes së tyre tashmë disavjeçare. Nuk dihet nëse është thjeshtë një zënk momentale apo diçka serioze ama na mbetet vetëm të presim ndonjë reagim të tyre.

Pak ditë më parë, Rina dhe SinBoy festuan plot katër vite lidhje dhe ky i fundit zgjodhi të bëjë një veprim shumë të ëmbël për partneren e tij duke i zbukuruar krevatin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107