Disa foto provokuese me bikini të Ronelës kanë nxitur ndjekësit e saj të reagojnë. “Sa je shënosh, o rrush,”-shkruan njëri nga fansat e Ronelës.
Nuk ka munguar as një përgjigje e këngëtares, e cila nuk ia ka lënë mangët.
“Pse ti po më mban o rrush?”-replikon Hajati.
Ndër të tjera ka folur për jetë e saj sentimentale duke thënë arsyen përse është ende beqare.
“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela.
Ndër të tjera tha: “Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”.