INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos ndoshta Arbana Osmani sapo u përgjigj për 'BBVIP'? Ja deklarata e saj

Mos ndoshta Arbana Osmani sapo u përgjigj për 'BBVIP'? Ja deklarata e saj

Publikuar më: 14:32 17-11-2023

Prej disa javësh tashmë përflitet se Arbana Osmani këtë sezon nuk do të jetë në drejtimin e "Big Brother VIP", zëra që në fakt kanë ekzistuar edhe në të shkuarën, por këtë herë raportimet në media kanë qenë më të shumta, madje është bërë me dije nga burime të ndryshme se Ledion Lico do ta marrë vendin e saj si moderatore e reality show.

E ndërkohë që thashethemet vazhdojnë, Arbana ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, duke postuar fotot apo videot e rastit nga Top Channel, si për të siguruar fansat se do të vazhdojë në këtë televizion e në programin "e saj", gjë që në fakt duket se e ka bërë edhe sot, me postimin e fundit në Instagram.

Kështu, Arbana ka prezantuar për ndjekësit e saj biznesin e ri, restorantin aq shumë të përfolur tek Piramida, duke prezantuar idenë, ekipin e saj dhe duke sqaruar disa dyshime në lidhje me projektin. Ndërkohë në fund të shkrimit, nisur nga interesimi i publikut, Arbana thotë se përvec në restorant, do ta shohim edhe në ekran, në pasionin e saj që vazhdon si 25 vite më parë, pikërisht aty ku e nisi, tek Piramida.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391