INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e humbisni! Pasi pozoi topless, prindërit befasojnë Bebe Rexhën me surprizën emocionuese në mes të skenës [VIDEO]

Mos e humbisni! Pasi pozoi topless, prindërit befasojnë Bebe Rexhën me surprizën emocionuese në mes të skenës [VIDEO]

Publikuar më: 09:21 31-08-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

bg.JPG

Ajo njihet si një ndër këngëtaret që nuk ka aspak frikë t’i thotë gjërat hapur apo të shfaqet natyrale pa make-up.

Bebe është bërë shpesh pjesë e diskutimeve për peshën e saj trupore, por ajo nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë gjë, ku madje përmes një interviste ajo ka shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve.

kli.JPG

Ditën e djeshme Bebe Rexha e festoi 30-vjetorin siç i ka hije, e cila postoi një një foto topless ku shfaqej e shtrirë përtokë ajo tregonte se ndihej shumë mirë me trupin e saj, ndërsa bënte streçing para koncertit.

Capture.JPG

Nodshta ju mendoni se prindërit e saj u mërzitën nga ky postim, por gaboheni. Ata jo vetëm që nuk u mërzitën por e befasuan atë në mes të koncertit me surprizën më të bukur që mund të ketë marrë ndonjëherë.

Së fundmi, ditën e sotme Bebe ka publikuar videon e surprizës që i bëri nëna, babai dhe vëllai, kur u ngjitën në skenë për t’i uruar ditëlindjen!

“Ahhhh! Nuk më besohet që prindërit e mi të mrekullueshëm dhe vëllai më surprizuan në skenë sonte! Dhe videoja surprizë! Faleminderit të gjithëve që më kënduat “Shumë urime për ty!”- ka shkruajtur me emocione këngëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596