INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk përmbahet, vendos kupën mbi të pasmet e saj! Këngëtarja shqiptare fiton çmimin e parë në ‘MTV VMAs’ [FOTO]

Nuk përmbahet, vendos kupën mbi të pasmet e saj! Këngëtarja shqiptare fiton çmimin e parë në ‘MTV VMAs’ [FOTO]

Publikuar më: 10:11 27-08-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

d.JPG

Ajo njihet si një ndër këngëtaret që nuk ka aspak frikë t’i thotë gjërat hapur apo të shfaqet natyrale pa make-up.

Bebe është bërë shpesh pjesë e diskutimeve për peshën e saj trupore, por ajo nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë gjë, ku madje përmes një interviste ajo ka shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve.

Së fundmi, Bebe Rexha na ka bërë krenarë të gjithëve dhe e ka një arsye për të festuar.

Ditën e djeshme, ajo shkoi në New Jersey ku u organizua ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards, për të rrëmbyer kupën e parë.

Këngëtarja shqiptare ishte e nominuar për tre çmime “Song of the summer” me “Call you mine”, dhe dy nominimet e tjera për “Video Dance” njëra me këngën “Say my name” dhe tjetra me “Call you mine”.

Nga tre nominimet shqiptarja doli triumfuese në “Video Dance” me këngën “Call you mine” një bashkëpunim ky me dyshen Chainsmokers.

Bebe publikoi një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shfaqet me kupën mbi të pasme ndërsa shfrytëzoi mundësinë për t’i falënderuar fansat për mbështetjen tyre dhe The Chainsmokers për bashkëpunimin.

tgff.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0020530223846436